Në përballjen e javës së 8-të të Ligës së parë në futsall, Futsal Forca nga Kumanova ka barazuar ndaj Crna Rekës prej Kavadarit me rezultat 7-7, duke humbur rastin e mirë për t’ju kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi, shkruan Open-TV.
Ndeshja është luajtur në sallën sportive “Faik Konica” në Sllupcan. Pjesa e parë përfundoi 2-3 për mysafirët, edhe pse të parët kaluan në epërsi vendësit, ndërsa në vazhdim pati ndërrime të rezultatit (1-0, 1-1, 2-1, 2-2, 2-3).
Në pjesë të dytë Crna Reka e nisi më mirë takimin dhe mori epërsinë prej tre golave (2-5 dhe 4-7). Kjo epërsi e tyre shkaktonte nervozizëm tek Futsal Forca, të cilët pa disa lojtarë titullar e kishin vështirë të kthejnë rezultatin.
Megjithate, në fund ia dolën të shënojnë tre gola dhe të barazojnë në 7-7. Futsallistët e Forcës në 20 sekondat e fundit u munduan të shënojnë edhe golin e fitores, por nuk ia arritën qëllimit dhe kështu ndeshja dramatike në fund ndeshja u mbyll me barazim (7-7).
Ergin Sherifi shënoi 3 gola për Futsal Forca (12’, 32’, 35’), duke qenë më efikasi në radhët e ekipit të tij, dy gola i shënoi Hasan Bilalli (7’, 40’), ndërsa nga një gol në portën kundërshtare shënuan edhe Arijat Osmani (37’) dhe Besim Mustafi (38’).
Për Crna Rekën golat i shënuan: Gacev (10’, 36’), Dimov (18’), Janev (20), Shikov (28’) dhe Pavllov (35’).
Ishte ky barazimi i parë i Forcës pas tetë ndeshjeve në kampionatin e ri dhe tani kanë tubuar 7 pikë (kanë vetëm 2 fitore dhe 5 humbje). Forca gjendet në vendin e shtatë. Crna Reka gjendet një pozitë më lartë me 8 pikë.