Sylvinho i sugjeroi trajnerët që të marrin vazhdimisht njohuri të reja

August 24, 2023
min lexim

Është zhvilluar sot në Shtëpinë e Futbollit kursi për rinovimin e licencave të trajnerëve të përgatitjes atletike, një proces i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të fushës që organizohet nga Sektori i Edukimit në FSHF.

Në këtë kurs morën pjesë të gjithë trajnerët e përgatitjes atletike nga ekipet kombëtare të moshave, ekipet e përfaqësueseve rajonale apo edhe klubeve, teksa në nisje ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior sie dhe Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, të cilët përshëndetën shkurtimisht pjesëmarrësit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, trajneri Sylvinho i uroi sa më shumë suksese pjesëmarrësve në këtë kurs dhe i sugjeroi që të marrin vazhdimisht njohuri të reja, sepse profesioni i trajnerit është në zhvillim të vazhdueshëm dhe futbolli ndryshon çdo ditë. Për Sylvinhon, është shumë e rëndësishme të punohet me pasion, duke pasur gjithmonë në fokusi futbollistin dhe formën e tij optimale fizike.

Përfaqësuesi i Sektorit të Performancës, Irisi Selimi, i cili po drejton këtë kurs, shprehet se përditësimi i licencave apo edhe i njohurive të trajnerëve ka një vlerë thelbësore në rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së trajningut apo edhe futbollit.

“Po zhvillojmë kursin e rinovimit të licencave për trajnerët e përgatitjes atletike, që janë specializuar në këtë profesion gjatë vitit 2023. Një kurs përditësimi mbi zhvillimet e fundit s ai përket lojës së futbollit, një kurs i rëndësishëm për të gjithë trajnerët e përgatitjes atletike, duke ditur që ky sport është gjithmonë në rritje dhe evolucion shumë të shpejtë. Trajnerët e përgatitjes atletike duhen të ecin me hapin e kohës në këtë proces.

Duke ditur që nga ky vit FSHF e ka bërë me detyrim angazhimin në çdo staf teknik të trajnerit të përgatitjes atletike për kampionatet Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, jemi mbledhur me të gjithë trajnerët e përgatitjes atletike të ekipeve kombëtare, ekipet e përfaqësueseve rajonale dhe të gjithë përgatitësit atletike të licencuar nga FSHF”, – tha Selimi, duke shtuar se këtë edicion do të jepet edhe çmimi për përgatitësin më të mirë shqiptar.

“Këtë herë kemi edhe një risi, siç jepen çmime për trajnerët dhe lojtarët më të mirë të vitit, ne do të përzgjedhim përgatitësin atletik më të mirë të sezonit 2023. Një stimul që të gjithë trajnerët të jenë në rritje të vazhdueshme dhe të përmirësojnë e pasurojnë dijet e tyre profesionale”, – shtoi Selimi.

Kanë qenë vetë pjesëmarrësit e këtij kursin të cilët përmes votimit kanë përzgjedhur trajnerin e përgatitjes atletike të KF Tiranës, Kostandinos Jani si më të mirin e sezonit të fundit, çmim që iu dorëzua atij nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

COVID-19 ende i pranishëm – për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive

Story i radhës

“Epidemia” e vjedhjeve! Banorët në Synej të Kavajës kërkojnë ndihmë nga policia

Të fundit nga

ShkoLartë