Syla rikthehet në KH Kastrioti, Beqa paralajmëron qershinë mbi tortë

1 minut lexim

Hendbollisti Beni Syla rikthehet në klubin amë përkatësisht në Kastriotin e Ferizajt.

Pas Lulzim Shabanit dhe Festim Mustafës, Syla është lojtari i tretë që nga Prishtina rikthehet në folenë e vjetër.

Drejtori i klubit, Ekrem Beqa, tha se gjatë javës apo në javën e ardhshme do të jetë qershia mbi tortë. 

“Sot nënshkruam kontratën me Beni Sylën i cili për këtë sezon do të mbroj ngjyrat e KH Kastriotit.

Ndërsa qershinë mbi tortë do ta keni deri në fund të javës mbi përforcimet nga jashtë Kosova”, thotë Beqa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tani vdesin më shumë! Lindjet bien me gati 5 për qind, më shumë ikin në “botën tjetër”

Story i radhës

BDI prezanton kandidatet për këshillin komunal të Tetovës

Të fundit nga