Syla apel qytetarëve që të shmangën daljet në pikën e ditës

min lexim

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në Prishtinë i ka këshilluar qytetarët që t’i ikin daljeve në pikën e ditës kur janë temperaturat më të larta dhe të merren lëngje sa më shumë, sidomos personat me sëmundje kronike, duke shtuar se këta të fundit të mos harrojnë të marrin medikamente.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në televizionin publik, Syla njofton se numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në Klinikën Emergjente nga goditja e diellit është i vogël, teksa shton se vërehet vetëdijesimi i qytetarëve ndaj këshillave për mbrojtjen nga temperaturat e larta.

“Këta dy muajt e fundit pas ngritjes së temperaturave në rajon dhe që kanë përfshirë edhe Kosovën, kemi një ngritje të lehtë të numrit të pacientëve, por jo edhe në atë numër çfarë na kemi pritur apo si ka qenë vitin e kaluar”, tha Syla teksa thekson se ka ngritje të numrit të pacientëve me sëmundje kronike që shkaktar për përkeqësim të gjendjes së tyre janë temperaturat e larta.

Tutje, Syla kërkoj nga qytetarët që në bazë të mundësive t’i ikin Klinikës Emergjente në Prishtinë dhe nëse ekziston mundësia të marrin ndihmën nga mjekësia parësore (ambulantat) në mënyrë që të mos mbingarkohet Klinika, duke qenë se janë edhe në rinovim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Persona me maska në protestën e Berishës, pse nuk ndërhyn policia? Përgjigjet Tonin Vocaj

Story i radhës

Carvajal tregon se cili është ndryshimi i madh mes Luis Enrique dhe De la Fuente

Të fundit nga