Sezoni 2022 për femra në tenis ka përfunduar, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare.
Në vendin e parë ndodhet tenistja polake Iga Swiatek, që ka një shkëputje të amdhe me rivalet e saj.
Ajo ka mbi 11 mijë pikë, më shumë se dyfishi ndaj ndjekëses më të afërt, tunizianes Ons Jabeur. Kjo do të thotë që Swiatek do të qëndrojë gjatë në këtë pozicion dhe se askush nuk e kërcënon seriozisht, të paktën për momentin.
Në vendin e tretë ndodhet tenistja amerikane Jessica Pegula e pas saj ajo franceze Caroline Garcia, fituese e WTA Finals pak ditë më parë. Në “top-10” ndodhet edhe Simona Halep e Rumanisë, e pezulluar pasi doli pozitive pas US Open.
“Top-10” femra
1-Iga Swiatek, 11,085 pikë
2-Ons Jabeur, 5,055 pikë
3-Jessica Pegula, 4,691 pikë
4-Caroline Garcia, 4,375 pikë
5-Aryna Sabalenka, 3,925 pikë
6-Maria Sakkari, 3,871 pikë
7-Coco Gauff, 3,646 pikë
8-Daria Kasatkina, 3,435 pikë
9-Veronika Kudermetova, 2,795 pikë
10-Simona Halep, 2,661 pikë