Sveçla: Së shpejti do të triumfojë rendi dhe ligji në veri të Kosovës

January 2, 2023
1 minut lexim

“Jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje [në pjesën veriore të Kosovës]”.

Kështu i tha ministri kosovar i brendshëm, Xhelal Sveçla, medias zvicerane “20min.ch”, në një intervistë dhënë në stacionin policor të Mitrovicës më 30 dhjetor.

Pyetur nga media zvicerane se si e parasheh qeveria kosovare mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë, Sveçla fillimisht vlerëson se “ata s’e kanë të lehtë”.

“Sepse janë në presion të vazhdueshëm fizik, psikologjik dhe financiar nga organizatat kriminale nën kontroll të Beogradit. Por edhe nga organizata tjera kriminale në rajon”.

Sveçla, në anën tjetër, thotë se shteti kosovar “ofron instrumente të sundimit të ligjit që synojnë sigurinë e të gjithë banorëve”.

Por, përsëri, ministri thotë se janë “këto organizata kriminale që synojnë shtypjen e popoullatës lokale dhe veçanërisht zërave të drejtë dhe të pavarur”.

Por, konkludon ai në fjalinë përmbyllëse të tij, “jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje [në pjesën veriore të Kosovës]”.

Ministri tha se është dëshirë e tij që Kosova fqinjësinë ta ketë demokratike.

“Kjo do ta bënte bashkëpunimin shumë më të lehtë”.

Serbia, sipas tij, është vendi rajonal “jodemokratik”.

“Në rastin e Serbisë, kemi të bëjmë me një qeveri që dëshiron shoqëri totalitare dhe që vazhdimisht intensifikon marrëdhëniet e saj me Rusinë”, tha mes tjerash ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me kritiku “dikushi” e ka një derë, por me të kritiku “kërkushi” nuk ka vlerë

Story i radhës

Transportuesin e valixheve në SHBA e “përpin” motori i aeroplanit

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 8 janar

Përurohet objekti i shkollës “Halil Alidema”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Pozheran i Vitisë, ora 10:00) Përurohet çerdhja e fshatit në objektin e adaptuar nga shkolla.

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë