svecla per hapjen e ures se ibrit eshte ceshtje e momentit kur duhet te hapet 66f8f5d2e6d31

Sveçla për hapjen e Urës së Ibrit: Është çështje e momentit kur duhet të hapet

September 29, 2024
1 minut lexim

Testime, vlerësime, ngjyrosje e riparime. Këto veprime e edhe të tjera u ndërmorën gjatë kësaj vere të 2024-ës në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Hapja e kësaj ure për qarkullimin e veturave ishte çështje e diskutimit nga vendorët e ndërkombëtarët.

E diskutimet për po këtë çështje, po vazhdojnë ende në mes dy palëve.

Është po ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ai i cili konfirmoi gjatë një interviste në “Kallxo Përnime” që hapja e urës do të ndodhë, e momenti se kur do të ndodhë ende nuk dihet.

Sveçla tha se bashkë me ndërkombëtarët, aleat të Kosovës, është duke u biseduar hapja e Urës së Ibrit.

Madje, ministri tha se tashmë nuk po diskutohet se a duhet apo jo të hapet ura, por po diskutohet se kur do të ndodhë kjo.

“Aty jemi duke bisedu me aleatët tanë, jemi duke bisedu edhe me KFOR-in, aty nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapet ura, apo nuk duhet të hapet ura. Është çështje e momentit kur duhet të hapet ura e prandaj edhe po diskutojmë” – tha Sveçla.

Ai gjithashtu tregoi se edhe për veprimet e më hershme mbi këtë urë, testime e veprime të tjera, për të gjitha ishte në dijeni misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

MARKETING

RENT A CAR

shperthen tym ne autobusin e kompanise royal travel duke u kthyer nga greqia udhetaret thyen dritaret per te shpetuar 66f8f51f6cffe
Story i mëparshëm

Shpërthen tym në autobusin e kompanisë Royal Travel duke u kthyer nga Greqia, udhëtarët thyen dritarët për të shpëtuar

dy sfida luhen sot ne superligen e kosoves vemendja ne gjilan 66f8f73b7311b
Story i radhës

Dy sfida luhen sot në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë