Sveçla pak para ndërrimit të moteve: Nuk ka asgjë që e ndal projektin për forcimin e Republikës së Kosovës

December 31, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak para ndërrimit të moteve u ka uruar vitin e ri zyrtarëve policorë të Kosovës, zjarrëfikësve, e shërbyesve civilë.

Sveçla përmes një shkrimi në Facebook tha se shumë nga këta policë, e zjarrëfikës sonte në ndërrimin e moteve janë në detyrë.

“Viti që po lëmë pas ishte i mbushur me sprova e arritje, me projekte të përmbushura dhe nisma shpresëdhënëse. Për to kanë punuar me përkushtim mijëra burra dhe gra në shtetin tonë. Ndaj sot, gjej rastin që t’ua uroj Vitin e Ri zyrtareve e zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës, Zjarrëfikësve, Shërbyesve civil kudo në administratën tonë, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që me besnikëri e shpesh edhe me vetëmohim e këmbëngulje i shërbejnë vendit. Shumë nga ata e ato sonte në ndërrimin e viteve do të jenë në shërbim, në detyrë”.

Ai shtoi se projekti për forcimin e Republikës së Kosovës i ka ardhur koha, dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë.

“Puna dhe përkushtimi i tyre janë motiv shtesë për të punuar e përpjekur edhe më shumë në vitin që po ia nis. Nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha. Ai projekt është forcimi i Republikës së Kosovës ashtu siç e duam e ashtu siç e meritoni ju të dashur bashkëqytetarë! Sonte në familjet tona i kemi dhe bashkëatdhetarët tanë që na vizitojnë për çdo vit. I uroj atyre çdo të mirë në familjet e tyre, pushime të mbara e udhëtim të lehtë! Gëzuar vitin e ri 2023!”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“U zgjova në shtratin e një gruaje tjetër dhe tani dua ta fajësoj gruan për…”

Story i radhës

Ahmeti : Viti 2023 të jetë një përjetim unik gëzimi dhe dashurie

Të fundit nga

ShkoLartë