Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi nga një kafene në veri të Mitrovicës ku shihet bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, si dhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Bahtiri tha se dolën atje për limonadë.
“Limonada plot shije në sheshin e Veriut të Mitrovicës!
Paçi pasdite të mbarë!”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi: