Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Sveçla i VV-së për planet e Përparim Ramës për sheshe: Nuk jemi kundër – Gazeta.mk

Sveçla i VV-së për planet e Përparim Ramës për sheshe: Nuk jemi kundër

min lexim

Shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, për EO, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se Rama nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet elektorale dhe se investimet janë të ulëta.

Ai pati disa fjalë edhe për propozimet për sheshe të reja në kryeqytet. Sveçla ka thënë se nuk është kundër tyre, por krijimi i tyre duhet të bëhet paralel me rrugë alternative.

“Po testimi i rrugës njëkahëshe u dëshmua në dy testimet e para që nuk po funksionon diçka. Pastaj ndodhi diçka ai testimi i tretë gjatë ditëve të punës mirëpo që fatkeqësisht ndodhi në të njëjtat kondita në të njëjtat kushte pa ndryshuar asgjë nga dy testimet paraprake, dhe çfarë rezultoi ajo e premte ishte dita më e ngarkuar një Prishtinë. Ndërkohë që sa i përket sheshit ne si Lëvizje Vetëvendosje parimisht nuk jemi kundër shesheve dhe nuk jemi krijimit të hapësirave të reja për këmbësorë. Përkundrazi e favorizojmë këtë ide, mirëpo paralel me krijimin e shesheve duhet krijuar edhe rrugë alternative ku do të zhvillohet komunikacioni”.

“Çfarë ka ndodhur në këtë rast. Zoti Rama e ka bllokuar një rrugë, rrugën Xhorxh Bush për komunikacion dhe i tërë komunikacioni është drejtuar tani më në rrugët e tjera ku po krijohen kolona të gjata e si pasojë e këtyre kolonave po krijohen pritje, ndotja e ajrit është më e madhe për shkak se është zgjatur kohëzgjatja e arritjes prej një destinacioni në destinacionin tjetër dhe siç po shihet këto ditë lirisht mund të themi se Prishtina është jo funksionale”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tesla shënon rekord të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2022

Story i radhës

Vrasja e Edmond Papës, arrestohet njëri nga autorët

Të fundit nga