Suzi Dajkin: Pavarësia e gjyqësorit dhe bashkëpunimi me sektorin civil janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

December 14, 2022
min lexim

Shkup, 14 dhjetor – Pavarësia e gjyqësorit dhe përforcimi i profesionalizmit të institucioneve shtetërore duhet të bëhen prioritet kryesor në rajon për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi mes qeverive dhe sektorit civil është gjithashtu kyç në këtë luftë, potencoi shefja e krimit serioz ndërkombëtar dhe të organizuar – zëvendësdrejtoreshë dypalëshe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe FCDO, Suzi Dajkin.

 

Ajo në konferencën e sotme për luftë kundër korrupsionit në Shkup porositi se është e nevojshme që të përforcohet harmonizimi dhe transparenca në sektorin e biznesit, por edhe që të përforcohet bashkëpunimi me sektorin civil, që korrupsioni të mos lëshojë rrënjë në shoqërinë tonë.

“Korrupsioni është sfidë e madhe për sundimin e drejtësisë në këtë rajon dhe krijon mjedis frytdhënës për krimin e organizuar. Korrupsioni e dëmton ekonominë dhe shoqërinë dhe ka implikime të mëdha dhe të gjera. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për të ardhmen e këtij rajoni”, tha Dajkin.

Ajo shtoi se nuk guxojmë të lejojmë që rajoni të bëhet vend për krim të organizuar, sepse do të ketë ndikim shumë të keq ndaj ekzistencës së njerëzve.

Dajkin porositi se Mbretëria e Bashkuar është krenare që është pjesë e këtij misioni në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se duhet të vazhdojnë aktivitetet e shteteve në suaza ndërkombëtare.

“Sektori civil ka aktivitetet dhe mjetet e veta në luftën kundër korrupsionit, por ka ende boshllëqe dhe është zhgënjyese që nuk është bërë më shumë progres në adresimin e problemeve në fushën e korrupsionit. Ne kemi angazhime të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me legjislacionin, me sektorin privat dhe civil, si dhe me partnerët ndërkombëtarë”, tha Dajkin.

Erik Mejer, zëvendës i shefit të misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut në konferencën e sotme theksoi se korrupsioni, krimi financiar dhe aktivitetet e tjera korruptive janë kërcënime të përbashkëta në rajon.

Ai potencoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, por siç tha ai, për të arritur sukses, çdo vend ka nevojë për vullnet politik nga liderët, gjyqësor i pavarur dhe i lirë nga ndikimet politike. Secili vend, siç tha ai, duhet të ketë aktivitetet e veta në këtë luftë dhe të jetë përgjegjës për obligimet që ka marrë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Trafik droge dhe krim i organizuar”, ish-truproja i Saimir Tahirit dënohet me 8 vite e tetë muaj burg

Story i radhës

I riu nga Gostivari sulmoi fizikisht nënë dhe babanë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë