Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare 

September 17, 2023
1 minut lexim

Deçiqi nga Tuzi dhe Sutjeska e Nikshiqit do të takohen sonte (19:30) për herë të dytë brenda 19 ditëve, kësaj radhe në kampionat, në fushën e OFK Titogradit.

Tuzjanët do të tentojë ta mbyllë serinë e dy ndeshjeve pa triumf në elitën e futbollit malazez.

Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare!

Para pak kohe Sutjeska ka ndërruar trajnerin, në vend të Nenad Brnoviqit ka ardhur Vlladimir Jankoviq.

“Njihemi mirë, kemi luajtur kohët e fundit dhe e dimë se kush sa vlen”, — kujtoi Jankoviq eliminimin nga Deçiqi në Kupën malazeze (1:0).

“Pikët janë të nevojshëm për ne, skuadra është e vetëdijshme për këtë”, tha Jankoviq.

“Na pret një ndeshje e vështirë, dhe fakti që na eliminoi nga Kupa e vërteton se sa rival i mirë është Deçiqi. 

Por kjo është një tjetër histori dhe dëshira jonë është e qartë, që është ta fitojmë kampionatin”, tha lojtari i Sutjeskës Dragan Griviq.

Në radhët e bardh e kaltërve janë ende jashtë fushës portieri Vladan Gilen dhe sulmuesi Bozho Markoviq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Temperaturat deri në 28 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Story i radhës

Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve

Të fundit nga

ShkoLartë