Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për largimin nga funksioni për njërin prej prokurorëve publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në kohën derisa zgjatë procedura disiplinore e ngritur kundër tij për shkak të dyshimit bazë se ka bërë – Shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 8 nga Ligji për prokurorinë publike.
Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga prokuroria publike Shkup, siç informojnë nga Prokuroria publike është konstatuar se prokurori publik në pjesë të konsiderueshme të lëndëve të cilat i janë ndarë në punë nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për veprën penale për shkak të sjelljes meritore të vendimit të prokurorisë publike, me ç’rast tek një pjesë e lëndëve është shkaktuar prolongim i procedurës ose vjetërsim të ndjekjes penale.
Para Këshillit të prokurorëve publikë në vijim janë procedurat ankuese për edhe tre prokurorë publikë për të cilët masa disiplinore janë shqiptuar në procedurën disiplinore të zbatuar sipas Ligjit të vjetër për prokurorinë publike dhe Rregulloren paraprakisht të vlefshme.
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se detyra bazë e prokurorëve publikë është çdoherë, pa marrë parasysh rrethanat, t’i ndërmarrin veprimet zyrtare në harmonizim me legjislacionin e vlefshëm kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ta kryejnë detyrën e tij në mënyrë ligjore, në mënyrë të paanshme, të drejtë, me përkushtim dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm. Të gjitha shkeljet e konfirmuara disiplinore do të sanksionohen në pajtim me dispozitat e Ligjit për prokurorinë publike.