Lojtarët e futbollit po i japin rëndësi të madhe ushqimit. Prej disa muajsh është e zakonshme të flitet për superushqimet.
Kështu quhen në dhomat e zhveshjes së ekipeve të futbollit produktet që janë natyrale, por përmbajnë lëndët ushqyese të nevojshme.
Ushqimet që po preferojnë futbollistët e mëdhenj janë algat, pasi ato ofrojnë lëndë ushqyese. Mund të konsumohen para, gjatë dhe pas stërvitjes. Përveç kësaj, ato ofrojnë shtatë herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku.
Karakteristikat e superushqimit:
Është burim i fenilalaninës, përshpejton metabolizmin dhe eliminon më shpejt toksinat nga trupi.
Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin e trupit.
Përmbajnë vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra ose kalcium (deri në dhjetë herë më shumë se qumështi).
Ka veti antivirale dhe antiinflamatore, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Algat kanë diçka shumë të rëndësishme në favorin e tyre për këta tre futbollistë dhe ajo është se vlera e tyre kalorike është pothuajse zero. Për këtë arsye, futbollistët e mëdhenj si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë përfshirë në dietat e tyre. Një tjetër sportist i njohur që e do këtë ushqim është Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madrid. Francezi është në gjendjen më të mirë fizike të karrierës së tij dhe baza është në kuzhinë.