Superliga kthehet me ndeshje shumë interesante

October 18, 2022
1 minut lexim

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve me ekipet kombëtare, këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e ardhshme në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në program është xhiroja e katërt. Tri ndeshje janë të mërkurën prej orës 19:00, ndërsa një është të enjten, po ashtu prej orës 19:00. Dhe të gjitha ndeshjet pritet të jenë të forta, interesante dhe me rivalitet. Lëvizjet e fundit që i kanë bërë skuadrat pritet t’i shërbejnë forcimit të garës në Superligë.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë arenë e përballjes së rivalëve të moçëm, Trepçës e Kastriotit të Ferizajt. Të dy skuadrat llogaritin në pikë të reja dhe kjo garanton ndeshje të fortë deri në fund.

Deçani – Rahoveci dhe Vëllaznimi – Llapi janë dy ndeshjet tjera të së mërkurës mbrëma, që po ashtu pritet të jenë të mira për shikuesit.

Ndërkohë xhiron e mbyllë derbi i madh Besa Famgas – Prishtina, që luhet të enjten nga ora 19:00. Besa ka dominuar në vitet e fundit, por prishtinasit do të synojnë të ndërpresin serinë e pejanëve. Natyrisht Besa llogarit në dy pikë të reja.

Në Superligën e hendbollisteve të enjten nga ora 17:00 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt, përkatësisht derbi në mes të Ferizajt dhe Istogut.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Trençevska: Nuk do të ketë shkarkime, por punëtorët do të shkojnë në institucione ku ka mungesë të tillë

Story i radhës

Persona të armatosur rrëmbejnë të paktën dhjetë punonjës të spitalit në shtetin Niger të Nigerisë

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë