Superliga Europiane kthehet fuqimisht në skenë

October 19, 2022
1 minut lexim

Superliga Europiane nuk është një projekt i arkivuar një herë e mirë. Këtë e tregon fakti se shefi i ri ekzekutiv i saj, Bernd Raishard, ka deklaruar hapur se ideja vazhdon të zhvillohet dhe se mund të ketë një datë të saktë për fillimin e saj.

Në një intervistë për “Financial Times”, ai zbuloi se projekti në fjalë ishte në zhvillim e sipër, por tashmë me idenë e një kampionati të hapur dhe jo vetëm për disa skuadra, siç kishte qenë plani fillestar, me të gjithë klubet që kishin mundësinë të kualifikoheshin.

“Presidentët e Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë treguar kohët e fundit pikëpamjet e tyre rreth problemeve me të cilat përballet ky sport. Mendoj se ata bëjnë pyetjet e duhura dhe unë personalisht dëshiroja të dëgjoja shumë zëra të ndryshëm në mënyrë që komuniteti i futbollit europian të mund të gjente së bashku përgjigjet e përshtatshme” tha shefi ekzekutiv i A22, kompanisë e cila menaxhon të drejtat e këtij kompeticioni që është ndeshur me një refuzim të ashpër nga UEFA.

“Sezoni i parë në 24/25? Është e arsyeshme si datë”, theksoi më tej ai, duke i hapur një tjetër front lufte UEFA-s e cila në atë sezon ka të planifikuar ndryshimin e formatit të Ligës së Kampioneve dhe turneve të tjerë që organizon.

“Ka një rivlerësim të projektit. Ka një lëvizje qartësisht të deklaruar drejt një formati të hapur dhe që anëtarësia permanente është jashtë diskutimit”, vijoi më tej ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ju bën më shumë për të qarë, sipas shenjës tuaj të horoskopit

Story i radhës

19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II

Të fundit nga

​Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot

WhatsApp do të ndalojë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra në Android dhe iOS, që do të thotë se disa telefona inteligjentë nuk do të mund ta ngarkojnë këtë aplikacion të

Dinamikat e Speciales gjatë 2024-ës

Viti 2024 për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ishte i shoqëruar me një sërë ngjarjesh, përfshirë gjykime, aktgjykime, bastisje e deri te aktakuzat e reja kundër administrimit të drejtësisë.
ShkoLartë