superliga e basketbollit rikthehet me derbin prishtina trepca 6920333417991

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça

November 21, 2025
1 minut lexim

Fundjava sjell ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet java e shtatë, që shënon fundin e rrethit të parë të garave të elitës.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe kështu pritet të dielën në kryeqytet.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tri fitore e dy humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Java e shtatë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Rahoveci 029 dhe Golden Eagle Ylli. ‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.

Duel interesant pritet ndërmjet GO+ Peja dhe Vëllaznimit. Verdhezinjtë e kanë nisur mirë këtë edicion, me pesë fitore e një humbje, ndërsa kuqezinjtë me një fitore e pesë humbje, duke bërë që takimi të jetë shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Java e shtatë do të mbyllet me sfidën ndërmjet Borës dhe Bashkimit. Pas katër humbjeve, prishtinasit regjistruan fitoren e parë, duke mundur Yllin, kurse prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Superliga-Java 7

Të shtunën takohen:

17:00 Rahoveci 029-Golden Eagle Ylli

19:30 GO+ Peja-Vëllaznimi

Të dielën takohen:

17:00 Sigal Prishtina-Trepça

20:15 Bora-Bashkimi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

masakra e lushnjes gjykata e larte le ne fuqi denimin me burg perjete per 2 autoret 692032d616343
Lajmi i mëparshëm

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për 2 autorët

prokuroria speciale mohon pretendimet per nderhyrje ne proceset e kpk se 69203342e3d60
Lajmi i radhës

Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së

Të fundit nga

ShkoLartë