prokuroria speciale mohon pretendimet per nderhyrje ne proceset e kpk se 69203342e3d60

Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së

November 21, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar sot ndaj deklarimeve të disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke i quajtur të pasakta pretendimet se Kryeprokurori i PSRK-së ka ndikuar në proceset vendimmarrëse të këtij institucioni.

Në njoftimin e saj, Prokuroria Speciale thekson se as institucioni dhe as Kryeprokurori nuk kanë ushtruar dhe as nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së. Sipas PSRK-së, çdo përpjekje për ta përfshirë këtë prokurori në debatet e brendshme të Këshillit dëmton integritetin e tërë sistemit prokurorial.

Kryeprokurori, z.Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Në fund, Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin e saj për të vazhduar përmbushjen e detyrave me pavarësi të plotë, në shërbim të interesit publik, me përkushtim dhe transparencë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

superliga e basketbollit rikthehet me derbin prishtina trepca 6920333417991
Lajmi i mëparshëm

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça

rruge te bllokuara dhe argjinatura e care ne cuke te sarandes mjeti zjarrfikes nen uje 692033e504fec
Lajmi i radhës

Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë