Liga Unike ju njofton se, Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të mbahet në Prizren, në bashkëpunim me KBF Bashkimin.
Në këtë garë do të marrin pjesë kampionët dhe fituesit e Kupave të Kosovës dhe Shqipërisë.
Turneu do të organizohet më 26-27 tetor në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ndërsa do të marrin pjesë Bashkimi i Prizrenit, Penzës e Pejës, Flamurtari i Vlorës dhe Partizani i Tiranës.
Në sfidën e parë do të përballen Flamurtari-Partizani, kurse në atë të dytë Penza-Bashkimi.
Në edicionin e kaluar kishte triumfuar Penza, turne që ishte zhvilluar në Vlorë.