Supergrupi Amerikan i hakerëve krijon një strukturë për përmirësimin e sigurisë së aplikacioneve

August 14, 2023
1 minut lexim

Cult of the Dead Cow (cDc), një grup hakerash të shquar për aktivizmin e tyre, kanë ndërtuar një mjet open source për zhvilluesit për ndërtimin e aplikacioneve të sigurta.

Veilid, lançuar në DEF CON ditën e Premte, ka opsione ku përdoruesit mund të ndalojnë grumbullimin e të dhënash dhe gjurmimin online si pjesë e misionit të grupit për të luftuar kundër komercializimit të internetit.

I ngjashëm me mjete të tjera të privatësisë si Tor, cDc tha se nuk ka asnjë motiv përfitimi pas produktit dhe ishte krijuar për të promovuar ideale pa bërë “kompromis me kapitalizmin”.

Standardet e dizajnit të Veilid sipas hakerit të cDc Crhistien Rioux janë një shkrirje e Tor dhe IPFS tha në DEF CON. Tor është një shfletuesi i njohur privatësinë dhe lidhjet e tij me rrjetin e zi apo uebsajtet e palistuara.

Duke funksionuar si një organizatë jofitimprurëse, zhvilluesit pas Tor ka një sistem të ridrejton trafikut përmes “tuneleve” të ndryshme për të fshehur identitetin e përdoruesve apo çfarë po vizitojnë në ueb.

Ndërkaq IPFS ose InterPlanetary File System, është një set protokollesh open-source në internetet që përdoren për të ndarë të dhëna apo publikuar ato në një rrjet të decentralizuar.

Sa më i madh të bëhet Veilid, aq më i sigurte do të jetë sipas Rioux. Fuqia nuk vjen nga numri i aplikacioneve ndërtuar mbi strukturën por nga numri i njerëzve që përdorin këto aplikacione.

Me Veilid cDc synon të ndërtojë një internet me më pak reklama dhe më shumë privatësie. Veilid Chat, një aplikacion i ngjashëm me Signal, do të jetë i pari ndërtuar mbi strukturën. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grupi Wagner ka probleme financiare

Story i radhës

Dy shtetas rusë arrestohen në Poloni për propagandë për grupin Wagner

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë