Super veprim i Shkëndijës, promovon shkollat e Pollogut

November 8, 2022
1 minut lexim

Skuadra tetovare shfaqet me ide shumë të bukur. Kuqezinjtë kanë vendosur që në ndeshjet e tyre si vendas të prezantojnë shkollat e futbollit nga rajoni i Pollogut.

Në ndeshjen e të dielës Shkëndija-Akademia Pandev (1:1) e luajtur në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit vendor, futbollistët e dy skuadrave në terren dolën të shoqëruar nga fëmijë, futbollistë të moshave të reja dhe interesant është fakti se nuk vinin nga shkolla e futbollit Shkëndija.

Vogëlushët ishin lojtarë të shkollave të futbollit “Dardanët” nga Tetova dhe “Nerashti” nga po i njejti fshat. Zgjedhja është bërë nga ekipi PR i Shkëndijës në bashkëpunim me koordinatorët s Ligës së Fëmijëve për rajonin e Tetovës.

Super veprim i Shkëndijës, posaçërisht nëse llogarisim gëzimin që shihej në fytyrat e vogëlushëve që kishin rastin të jenë afër lojtarëve të ekipit të parë, të cilët ëndërrojnë një ditë t’i zëvendësojnë, por edhe nga shpërndarja e lajmit dhe falemenderimet publike në këtë rast nga dy shkollat e prezantuara, “Dardanët” dhe “Nerashti”.

Sipas informatave nga KF Shkëndija, kjo gjë pritet të mbetet praktikë në të ardhmen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historiani rus: “Ukraina është beteja e parë e Luftës së Tretë Botërore”

Story i radhës

Lajm i mirë për Deschamps, Varane do të jetë i gatshëm për Botëror

Të fundit nga

ShkoLartë