Me një ndeshje fantastike, Miami Heat ka arritur të shënojë fitore në finalen e dytë të play-offit në NBA ndaj Denver Nuggets.
Miami arriti të fitonte me rezultat 108:111, duke e barazuar në 1:1 serinë e finaleve.
Vincent dhe Butler ishin më të dalluarit te Miami, duke shënuar 23, respektivisht 21 pikë.
21 pikë shtoi edhe Adebayo, krahas edhe nëntë kërcimeve e katër asistimeve.
Te Denveri më i dalluari ishte Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e katër asistime.
Kujtojmë se kampion i NBA shpallet ekipi që i arrin katër fitore.