Super dhuratë nga Graniti për ditëlindjen e 31-të…

March 30, 2022
1 minut lexim

Para dy ditësh, Taulant Xhaka kishte ditëlindjen. Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi mbushi 31 vjeç. Dje, kapiteni i përfaqësueses helvete, Granit Xhaka rrumbullakosi 100 ndeshje me Zvicrën, një jubile mbresëlënës.

Ky përvjetor u pëcoll me emocione të mëdha, sepse luajti kundër “rrënjëve” të tij, kombëtares së Kosovës. Barazimi 1-1 duket se e la të lumtur Granitin dhe Taulantin, sepse dy kombëtaret e zemrës u ndanë në “paqe”, ashtu sikurse duhej të ishte edhe atmosfera.

E thënë ndryshe, kanë qenë dy gëzime të mëdha brenda 48 orëve për vëllezërit “Xhaka”. Taulanti me rastin e ditëlindjes nuk mund të mos merrte një dhuratë nga familja.

Më saktësisht, këtë dhuratë e ka marrë nga vëllai i tij, një vit më  i vogël, Granit Xhaka. Ka qenë vetë Tauklanti, ai që e ka zbuluar dhuratën e vëllait, me rastin e 31-vjetorit, përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një orë “Rolex Daytona”, mjaft luksoze dhe që kushton rreth 40 mijë euro. Një dhuratë shumë e shtrenjtë për xhepat e njerëzve të zakonshëm, por hiçgjë për standardin e jetesës që ka arritur tashmë familja “Xhaka”, sidomos prej të ardhurave të dy djemve futbollistë profesionistë,

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti komenton rezultatet e regjistrimit në Maqedoni

Story i radhës

Shenja e horoskopit që do të jetë më e lumtura gjatë muajit prill

Të fundit nga

ShkoLartë