Një lajm suprizë u konfirmua mbrëmjen e djeshme, pasi aktiviteti “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.
Gazeta Express raporton se aktiviteti do të zhvillohet në Liqenin Artificial të Tiranës. Do të jetë pikërisht kjo zona kur të rinjtë nga Shqipëria, Kosova e më tej do të ndjekin nga afër koncertin e organizuar nga familja e këngëtares së njohur Dua Lipa.
Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë.
Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti./albeu.com