sunny hill festival 2026 nis numerimi mbrapsht per spektaklin me te madh muzikor ne kosove 6a5bbe3c11535

‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

July 18, 2026
1 minut lexim

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë. Vetëm edhe dy javë kanë mbetur deri në nisjen e Sunny Hill Festival 2026, i cili edhe këtë verë pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Përgatitjet tashmë po shkojnë drejt fundit për festivalin, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke premtuar tri net të mbushura me performanca spektakolare dhe atmosferë unike.

Në krye të programit të sivjetmë janë tre emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Katy Perry do të jetë artistja kryesore e natës së parë, Lewis Capaldi do të ngjitet në skenë në natën e dytë, ndërsa edicionin do ta përmbyllë superylli i muzikës elektronike Martin Garrix.

Përveç emrave të njohur botërorë, festivali do të sjellë edhe dhjetëra artistë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, duke ofruar një program të larmishëm për publikun.

Ashtu si në vitet e kaluara, Sunny Hill Festival 2026 premton një eksperiencë të paharrueshme me katër skena të ndryshme, performanca të nivelit të lartë dhe një atmosferë që e ka shndërruar festivalin në një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në rajon.

Me përgatitjet që po hyjnë në fazën finale, gjithçka është gati që fundi i korrikut të shënojë edhe një herë rikthimin e festivalit më të madh në vend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump fajeson kanadane per tymin nga zjarret po na helmon ajrin 6a5bbd74e7cca
Lajmi i mëparshëm

Trump fajëson Kanadanë për tymin nga zjarret: Po na helmon ajrin

ne shkup hapet ekspozita fotografike behu deshmitar e fotografit engin uzun 6a5bc0e1653e5
Lajmi i radhës

Në Shkup hapet ekspozita fotografike “Bëhu dëshmitar” e fotografit Engin Uzun

Të fundit nga

ShkoLartë