trump fajeson kanadane per tymin nga zjarret po na helmon ajrin 6a5bbd74e7cca

Trump fajëson Kanadanë për tymin nga zjarret: Po na helmon ajrin

July 18, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fajësoi Kanadanë për tymin nga zjarret pyjore që ka mbuluar pjesë të mëdha të SHBA-së dhe kërcënoi se do ta përfshijë koston e ndotjes në tarifat ndaj importeve kanadeze.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen pa nevojë me ajër të pistë, të ndotur dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme”, deklaroi Trump.

Ai tha se më vonë gjatë ditës do të telefonojë kryeministrin kanadez “për të mësuar se çfarë do të bëjnë lidhur me këtë”.

Trump akuzoi Kanadanë se refuzon “të angazhohet në menaxhimin bazë të pyjeve dhe largimin e mbetjeve”, duke e cilësuar këtë si “neglizhencë të qëllimshme”, që sipas tij është bërë “një dukuri e përvitshme, e cila u kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë”.

Ai tha se kostoja e ndotjes “duhet domosdoshmërisht t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”.

Komentet e Trumpit erdhën në një kohë kur tymi i përhapur drejt jugut nga zjarret e mëdha pyjore në Kanada e çoi Detroitin, Chicagon dhe Washingtonin në krye të renditjes globale të qyteteve të mëdha me ndotjen më të lartë të ajrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama liqeni i shkodres pjese e unesco s thesar natyror me biodiversitet te jashtezakonshem 6a5bbd10326d7
Lajmi i mëparshëm

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

sunny hill festival 2026 nis numerimi mbrapsht per spektaklin me te madh muzikor ne kosove 6a5bbe3c11535
Lajmi i radhës

‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë