Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është hapur ekspozita fotografike “Bëhu dëshmitar” e fotografit turk Engin Uzun, raporton Anadolu.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës, e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shkup, Institutin Yunus Emre në Shkup, Halkbank Shkup dhe Lidhjen e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSİTEB), u mbajt në Kurshumli Han.
Në hapje morën pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendore në vend, si dhe shumë të ftuar.
Gashi, në fjalën e tij, Duke theksuar se “thonë se para veprave heshtin fjalët”, tha se prandaj sot përpara veprave të jashtëzakonshme të mjeshtrit Engin është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar.
Arti i tij ka folur para nesh, tha Gashi, duke shtuar: “Si përgjegjësia ime institucionale ashtu edhe përvoja ime personale me forma të ndryshme të artit mbeten të mahnitura nga veprat që po prezantohen sot. Ideja e kësaj ekspozite lindi në Stamboll në prill të këtij viti në ditën kur pata kënaqësinë dhe privilegjin ta njohë mjeshtrin Engin jo vetëm si artist por edhe si njeri”.
Ulusoy, nga ana tjetër, theksoi se fotografia mundëson të bëhemi dëshmitarë të historive, jetëve dhe ndjenjave të njerëzve në gjeografi të ndryshme, duke shtuar: “Ekspozita e zotit Engin, me fotografitë që ka përjetësuar ndër vite në gjeografi të ndryshme, do të na bëjë dëshmitarë si të së kaluarës, ashtu edhe të historive të vendeve që ndoshta nuk i kemi parë kurrë dhe të njerëzve që nuk i kemi njohur kurrë.”
Kryetari i MATUSİTEB-it, Tahsin Ibrahim, gjithashtu foli për rëndësinë e ekspozitës dhe tha: “Prandaj, ndihemi të nderuar që një ekspozitë e tillë fotografike po mbahet në këtë qytet historik, në Shkup.”
Ndërsa Uzun tha se në ekspozitë janë përfshirë punimet që ka realizuar gjatë 30 viteve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri më 21 korrik.
Burimi: alfax.mk


