Sundimtarët e Dubait ndjekin manovrat e gatishmërisë ushtarake

Sundimtari i Dubait, Mohammed Al-Maktum ishte prezent sot në paradën ushtarake “Fortesa e Unionit” ku u shfaqën aftësitë e ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Parada madhore përfshinte aksione ekstreme të forcave speciale, ekzibicione me avionë e helikopterë në emiratin e Gjirit Persik.

Manovrat u mbajtën ne prag të jubileut të 50 të forcave të armatosura të vendit dhe celebronin zhvillimin e aftesive te tyre gjatë dekadave.

Manovat e zjarrit u ndoqën nga zyrtarë të lartë të qeverisë që vlerësuan aftësitë ajrore dhe pajisjet e fundit të ushtrisë.

Ato do të vijojnë edhe të dielen në kuadër të panairit ushtarak Expo 2020 që po mbahet në jug të vendit.

Image
Image
Image
Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reshjet e borës,ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Strazh

Story i radhës

A është vërtet i mirë alkooli pas një vakti për tretjen?

Të fundit nga