sulmuesi suedez shpreson qe te luaje ne boterorin 2022 6227bbcc907bc

Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022

March 8, 2022
1 minut lexim

Zlatan Ibrahimoviç do të përcaktojë shumë shpejt të ardhmen e tij me Milanin. Sulmuesi suedez është ende i pavendosur nëse do të firmosë apo jo me klubit për një tjetër vit, para se të mbyllë karrierën si futbollist.

Por “Milan News” bën të ditur se klubi italian ka bërë hapa konkret. Kështu, atij i është dorëzuar një propozim zyrtar sa i përket shifrave të akordit njëvjeçar, me një rrogë prej 2,5-3 milionë euro neto në sezonin 2022-2023. Gjithashtu, palët kanë rënë dakord që të ulen në tavolinën e bisedimeve në ditët e ardhshme, për të vendosur përfundimisht se si do të jetë e ardhmja, me apo pa Ibrahimoviç, megjithëse ky opsion i dytë duket më pak i mundshëm.

Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022 dhe nëse Suedia kualifikohet, është gati të rinovojë me çdo kusht me Milanin, që të vazhdojë të jetë në formë për ndeshjet e fundvitit në Katar.

Por Milani nuk do të presë deri në përfundimin e ndeshjeve play-off, pasi kërkon të dijë sa më parë nëse lojtari do të vazhdojë apo jo, për të programuar sezonin e ardhshëm dhe për të hyrë në merkato për sulmues nëse do të jetë e nevojshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish ushtarja e uck se tregon se si eshte te jesh ushtare e lirise 6227ba342ee5b
Story i mëparshëm

Ish-ushtarja e UÇK-së tregon se si është të jesh ushtare e lirisë

vajza e ilirit nuk uroi askend sot por dergoi nje mesazh te forte 6227bc159615d
Story i radhës

Vajza e Ilirit nuk uroi askënd sot, por dërgoi një mesazh të fortë!

Të fundit nga

ShkoLartë