sulmuesi spanjoll shpresonte te bindte

Sulmuesi spanjoll shpresonte të bindte Xavin

August 17, 2023
1 minut lexim

Disa javë më parë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ia bëri të qartë sulmuesit Ansu Fati se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte largimi nga klubi.

Sulmuesi në atë kohë kundërshtoi trajnerin, teksa shprehu qartë dëshirën e tij për të vazhduar dhe për të fituar vendin e titullarit.

Megjithatë, përgatitjet e verës dhe ndeshja e parë në La Liga kanë bërë Ansu Fatin të ndryshojë mendje dhe të kërkojë një rrugëdalje.

Sulmuesi spanjoll shpresonte të bindte Xavin se mund të fitonte një vend në 11-shen titullare dhe të ishte një pjesë kyçe e ekipit, por tashmë atij i është bërë e qartë se kjo nuk do të ndodhë.

Trajneri nuk ka besim tek ai dhe në fakt i ka kërkuar klubit ardhjen e përforcimeve të tjera në sulm, gjë që do të thoshte më shumë konkurrencë për Ansunë.

Përballë këtij skenari negativ, Ansu i ka dhënë urdhër agjentëve të tij që t’i gjejnë një ekip të ri.

Një nga klubet me të cilët ai është shoqëruar në orët e fundit është Atletiko e Madridit, por sipas “AS”, klubi “rojiblanco” nuk ka shprehur interesimpër nënshkrimin e lojtarit të Barcelonës.

Lajmi për largimin e Ansu Fatit ka qenë si një rrufe në qiell të hapur për klubin, me Barcelonën që ka reaguar nëpërmjet Dekos, i cili ka përsëritur se Fati gëzon besimin e trajnerit dhe të klubit dhe e ardhmja e tij është në Barcelonë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

osmani u dergon leter deputeteve ne para fillimit te diskutimit per ndryshimet kushtetuese 64ddf68302c50
Story i mëparshëm

Osmani u dërgon letër deputetëve në para fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese

putin pushton perendimin me spiune aktivizohen agjentet e fjetur 64ddf990937dd
Story i radhës

Putin “pushton” Perëndimin me spiunë, aktivizohen “agjentët e fjetur”

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë