Ermal Krasniqi ka treguar klasin e tij duke shënuar golin e parë në kampionatin çek.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95′, ndërsa Sparta e Pragës fitoi 1-4 përballë Teplices.
Kujtojmë se kartoni i 25-vjeçarit u ble nga Rapidi i Bukureshtit për shifrën e 2 milionë eurove gjatë kësaj vere. Gjatë sfidës së sotme u aktivizua në minutën e 69.
Në anën tjetër Qazim Laçi e nisi nga minuta e parë. Sparta e Pragës korri fitoren e dytë në kampionat për po aq ndeshje të luajtura.
Burimi: botasot.info