Sulmuesi shqiptar i kthehet punës në stërvitje me Chelsea-n

1 minut lexim

Armando Broja është sjellë shpesh në vëmendje të Tuchel-it kohët e fundit.

Sulmuesi shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në listën e Chelsea-t në dy ndeshjet e fundit në Premier League dhe shpejt janë hedhur dyshimet për një largim të mundshëm të tij.

Por 20-vjeçari qetëson tifozët dhe shfaqet përsëri në fushën e blertë me fanellën e Chelsea-t.

Broja ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe për këtë arsye Tuchel ka zgjedhur ta lërë jashtë listës në dy përballjet e fundit.

Por periudha e vështirë kaloi dhe tashmë sulmuesi i Kombëtares nis punën në stërvitje për të bindur trajnerin që t’i japë më tepër minuta në kampionat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Imazhet satelitore nga Zaporizhzhia, zjarr dhe tym pranë centralit bërthamor

Story i radhës

Pacientët protestojnë për ilaçe, i marrin vetëm gjysmën

Të fundit nga