sulmuesi rrezikon te largohet 680518ffc0464

Sulmuesi rrezikon të largohet

April 20, 2025
1 minut lexim

Dëgjo këtë artikull tani…Dortmundi detyrohet ta shes yllin më të madh të skuadrës, top klubet evropiane bëjnë gati ofertat

Borussia Dortmund është duke kaluar nëpër një sezon zhgënjyes.

Përkundër se arritën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, verdhezinjtë janë në pozitën e tetë në Bundesliga.

Kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve duket i vështirë dhe kësisoj Dortmund është i detyruar të shes një nga yjet më të mëdha të skuadrës për t’i shmangur penalizimeve nga Fair Play Financiar.

Sulmuesi Serhou Guirassy rrezikon të largohet, pasi është lojtari që mund t’i sjell shumë para gjigantit gjerman.

Top klubet evropiane si Juventus, Milan, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Dortmund nënshkroi me Guirassyn për vetëm 20 milionë euro, derisa tani synojnë që nga shitja e tij të fitojnë 60 milionë euro.

29-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani, ku në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar 28 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kalkulimet per qeverine e re vazhdojne pse duhet te jete fatmir limaj kryetar i kuvendit 6805153f8ee5e
Story i mëparshëm

Kalkulimet për qeverinë e re vazhdojnë: Pse duhet të jetë Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit?

mbreti charles dhe mbreteresha camilla kremtojne pashket ne windsor mungon princ william dhe kate 68051c8509411
Story i radhës

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kremtojnë Pashkët në Windsor, mungon Princ William dhe Kate

Të fundit nga

ShkoLartë