Pavarësisht sezonit të tij shumë të mirë, Pablo Sarabia nuk do të mbahet nga Sporting në fund të sezonit dhe për këtë arsye do të rikthehet te Paris Saint-Germain.
I blerë për rreth 20 milionë euro në 2019-ën, Sarabia pritej të ishte një lojtar që do bënte diferencën në Paris. Spanjolli sapo kishte mbyllur një sezon shumë të mirë me Sevilla-n dhe u paraqit si një lojtar i përsosur për PSG-në.
Megjithatë, ai kurrë nuk arriti të lunate si titullar në PSG dhe afrimi i Lionel Messit verën e kaluar nuk e ndihmoi situatën e tij. Kjo është arsyeja pse 29-vjeçari u huazua te Sporting në fund të afatit kalimtar të verës.
Brenda klubit portugez, spanjolli u rikthye në formë dhe po kalon një sezon shumë të mirë.
Aq sa ideja e një transferimi të përhershëm u përmend shumë gjatë sezonit. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediet portugeze, Pablo Sarabia nuk do të mbahet nga Sporting duke pasur parasysh faktin se huazimi i tij nuk vjen me opsion blerjeje dhe se një transferim duket i vështirë nga pikëpamja ekonomike. Prandaj, Pablo Sarabia do të kthehet në PSG këtë verë.