Sulmuesi portugez humbet Kupën e Botës

October 7, 2022
1 minut lexim

Kupa e Botës është afër, teksa një tjetër futbollist ka humbur shansin për të luajtur në Katar si pasojë e dëmtimeve. Pedro Neto dëmtoi kyçin e këmbës në takimin e fundjavës ndaj West Ham.

Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, 22-vjeçari portugez ka vendosur të operohet, duke humbur në këtë mënyrë pjesëmarrjen me kombëtaren luzitane në Botëror.

Goditje e rëndë për sulmuesin e majtë, të cilin një dëmtim i rëndë në gju e mbajti rreth dhjetë muaj jashtë fushave të blera (prill 2021-shkurt 2022).

Lojtari ka luajtur më parë në Serie A me Lazion, ndërkohë që në verën e vitit 2019 u transferua për 18 milionë euro nga bardhekaltrit te “Ujqit” e Wolves.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mizrahi: OBRM-PDUKM do të propozoj ligj për ndryshimin e ligjit për shoqatat

Story i radhës

Putin mbush sot 70 vjet! Shtatë momente kyçe nga jeta e tij

Të fundit nga

ShkoLartë