Sulmuesi i Premierligës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale

May 13, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i Nottingham Forestit, Taiwo Awoniyi, iu nënshtrua një operacioni urgjent në bark të hënën, pasi goditi shtyllën në një ndeshje të Premier League kundër Leicester City një ditë më parë.

Awoniyi, i cili doli nga stoli, u rikthye në lojë pasi mori ndihmë mjekësore, por çaloi në fushë për dhjetë minutat e fundit.

Pronari i Forestit, Evangelos Marinakis , shprehu zhgënjimin e tij që Awoniyi nuk u zëvendësua dhe trajneri Nuno Espirito Santo tha se lojtari ndërkombëtar nigerian mbeti në fushë për shkak të një keqkuptimi midis ekipit të trajnerëve dhe atij mjekësor.

Kujtojmë se ndeshja midis Nottingham Forestit dhe Leicester Cityt, u mbyll me barazim 2-2, duke ja vështirësuar punët Nottinghamit për të arritur Ligën e Kampionëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Samsung prezanton smartfonin flagship super të hollë Galaxy S25 Edge

Story i radhës

Bisedime të drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Turqi

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë