sulmuesi i perfaqesueses shqiptare i jep suksesin dramatik me permbysje skuadres 625afc203bfd8

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare i jep suksesin dramatik me përmbysje skuadrës

April 16, 2022
1 minut lexim

Xhiakomo Vrioni kishte thuajse dy muaj pa tundur rrjetën në kampionatin austriak, por sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur dy herë golin në ndeshjen e sotme, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së Tirol në luftën për mbijetesë.

Tiroli bën pjesë në grupin e skuadrave që luftojnë për të qëndruar në kategori në Austri dhe luante sot ndaj Ried një sfidë që mund të ishte vendimtare për fatet e këtij edicioni. Ried ishte në avantazh 2-1 por në fund të sfidës erdhi momenti i Vrionit.

Në minutën e 82-të ai barazoi shifrat ndërsa në minutën e 4-t shtesë, shënoi edhe golin ce e përmbysjes dramatike 3-2 në transfertë që largon ekipin e tij nga fundi i tabelës, me nëj distancë sigurie prej 4 pikësh nga vendi i fundit.

Kështu, Vrioni çoi në 12 gola bilancin e tij personal në këtë kampionat në Austri, duke qenë i dyti në renditje pas talentit Adejemi të Salcburgut i cili ka shënuar 16 gola.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ja kush zgjedhet kryetare e forumit te gruas ne lsdm 625afaeee4094
Story i mëparshëm

Ja kush zgjedhet kryetare e Forumit të gruas në LSDM

si te zmadhoni formen e buzeve sipas eksperteve te grimit 625afc533cee6
Story i radhës

Si të zmadhoni formën e buzëve, sipas ekspertëve të grimit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë