Mirlind Daku po vazhdon me formën e mirë. Pas golave në Ligën e Konferencës, ai ka vazhduar njëjtë edhe në elitën e futbollit në Slloveni.
Skuadra ku aktivizohet sulmuesi kosovar, Mura, shënoi fitore si vendase sonte ndaj Domzales me rezultatin 4:3. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e dytë.
Mirlind Daku e ndihmoi skuadrën e tij me dy gola, teksa luajti për 90 minuta.
24-vjeçari shënoi në minutat 17 dhe 61. Për ish-sulmuesin e Hajvalisë, Llapit dhe Ballkanit, janë golat e parë për këtë sezon në Slloveni.
Për Muran ishte kjo fitorja e parë këtë sezon, teksa renditet e pesta në tabelë me tri pikë.