Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është vlerësuar me notën më të lartë në përballjen me kampionin dhe liderin Barcelonën.
Muriqi ka shënuar në minutën e tetë dhe ka asistuar në të atë 45+3 për ekipin e Mallorca-s, e cila ka barazuar me rezultat 2:2 me Barcelonën, në takimin e javës së shtatë të kampioantit spanjoll.
Muriqi është vlerësuar me notë 8.6 nga faqja për statistika “Sofascore”.
Muriqi është shpallur lojtar i ndeshjes.
Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, autor i golit të parë, është vlerësuar me notë 8.5.