Sulmuesi i bën presion Barcelonës

1 minut lexim

Martin Braithwaite i afruar te Barcelona në shkurtin e vitit 2020 ka përfunduar tashmë jashtë planeve të katalanasve. Mirëpo, sulmuesi ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në vitin 2024 dhe nuk pranon të largohet nga klubi nëse drejtuesit nuk i garantojnë pagesën e dy sezoneve të mbetura.

Danezi, i bindur që nuk është nga lojtarët më të kërkuar në merkato, këmbëngul të qëndroj në Camp Nou përtej dëshirës së drejtuesve për të gjetur një marrëveshje mbi shkëputjen e kontratës.

Sulmuesi ia ka bërë të qartë klubit se nuk largohet nëse nuk përfiton rrogën e dy sezonave ashtu siç e parashikon kontrata dhe është i gatshëm të qëndroj në tribunat e Camp Nou për sezonin e ri.

Në këtë formë, drejtuesit tashmë janë vendosur në punë për ta sistemuar në një tjetër klub Braithwaite duke qenë se situata financiare nuk është aq e favorshme sa për t’i paguar danezit dy vite rrogë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Tërmet” në policinë e Vlorës pas tragjedisë në Himarë

Story i radhës

Video/ Vogëlushja u godit nga helikat e skafit, pak sekonda pas tragjedisë, polici sherr me familjarët pasi vrau 7-vjeçaren

Të fundit nga