Pavarësisht një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Stefano Pioli tashmë po përballet me shumë mungesa në repartin e sulmit.
Me Origin, Rebiç dhe Ibrahimoviç të ndalur në infermieri, këtij Milani nuk i mjafton vetëm Olivie Zhiru. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e “Djallit”, përveç se do t’i propozonin rinovimin sulmuesit francez, do të mendonin edhe për blerjen e një shoku të ri.
Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, një emër që pëlqehet nga drejtuesit është ai i Noah Okafor, sulmuesit 22-vjeçar të Salcburgut, i cili tashmë është përballur dhe ka shënuar ndaj Milanit në Champions.
I talentuar, teknikisht i aftë dhe shumë i shpejtë, zvicerani mund të jetë dhurata e Stefano Piolit. Maldini dhe Masara janë impresionuar nga cilësitë e tij, aq sa mund të përpiqeshin të bënin një përpjekje për blerje verën e ardhshme.
Sigurisht, do të duhet të merren me Salcburgun me klubin austriak, që kërkon jo më pak se 35 milionë euro.
GODITJA TJETËR – Okafor, por jo vetëm. Milani gjatë verës u mundua t’i rrëmbente Bryzhit edhe NoaLangun përveç Sharl de Ketelares. Një goditje e mbetur në tentativë. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i klubit belg, Bart Verhege, që zbuloi gjithashtu se lojtari ka pasur takim me kuqezinjtë dhe Lidsin.