sulmoni izraelin thirrja e liderit suprem te iranit ne funeralin e liderit te hamasit 66ab6f27e2a40

“Sulmoni Izraelin”, thirrja e liderit suprem të Iranit në funeralin e liderit të Hamasit

August 1, 2024
1 minut lexim

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri thirrje për të sulmuar Izraelin ndërsa në Teheran po zhvillohej funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra një ditë më parë në Iran, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.

Për sulmin me raketa Irani fajësoi Izraelin, duke e cilësuar akt terrorist. Përmes Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin “as të përfshirë dhe as të informuar” ndërsa shtojnë thirrjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Blinken po ashtu apeloi që të situata e tensionuar të mos përshkallëzohet. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Vrasja e Haniyeh ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej se nisi lufta në Gaza.

Ai u vra në një kohë kur Uashingtoni është duke bërë trysni t’i bindë Hamasin dhe Izraelin të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza.

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti janë të përfshirë në rundet e fundit të bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Haniyeh u bë shef politik i Hamasit në vitin 2017 dhe jetoi në Rripin e Gazës deri në vitin 2019, kur u zhvendos për të jetuar në mërgim në Katar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pula vezen apo veza pulen godet per vdekje shokun pas debatit 66ab6c96d2310
Story i mëparshëm

“Pula vezën apo veza pulën”, godet për vdekje shokun pas debatit

furtuna shiu afrohen ne ballkan pastaj edhe ne kosove 66ab6f2d2865f
Story i radhës

Furtuna shiu afrohen në Ballkan, pastaj edhe në Kosovë!

Të fundit nga

ShkoLartë