Sulmoi gjyqtarin, gjeodetin e gruan me të cilën kishte kontest pronësor: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

October 25, 2024
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit R.B.

Ai dyshohet se ka sulmuar gjyqtarin, gjeodetin dhe një grua me të cilën kishte një kontest pronësor, për të cilin ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor.

“Me datë 23 tetor, rreth orës 10:30 min., në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmoj personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore, dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari, gjyqtari, ka caktuar seancën e terenit në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozueses, F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët ‘hup prej këtu’, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjet të fortë të metalit, sulet në drejtim të të dëmtuarit që ta sulmojë fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndalojë, ku me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu i pandehuri R.B., në rastin e njëjtë thuhet se e ka sulmuar edhe gjeodetin.

“Derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘largohuni nga shpija ime’, duke e ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjet të fortë të metalit, dhe iu drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Frikë për përshkallëzim dhe tensione në veri, eksperti me deklaratë të “fortë”: Ja si t’i përgjigjet Kosova raportit të fundit të OKB-së

Story i radhës

Rezi paralajmëron Drenushën: Do të bëhet një hallakamë e madhe

Të fundit nga

ShkoLartë