Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 43 vjeçarin nga një fshat i Gostivarit i cili paraprakisht u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen rastit.

“Më datë 01.04.2024 në ora 22:25, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.S. (43) nga një fshat i Gostivarit, pasi që rreth orës 19:00 në shtëpi e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

“Të gjithë jemi të barabartë me dallimet të cilat i kemi”, Kasami: Institucionet të jenë më aktivë në angazhimin e personave me autizëm

Story i radhës

Berisha e Bardhi përkujtojnë masakrën e 2 Prillit, ish-kryeministri: Mesazh për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike

Të fundit nga