Sulmohet një infermier i Spitalit të Mitrovicës nga pesë persona

December 5, 2022
1 minut lexim

Një infermier në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, është sulmuar mëngjesin e sotëm nga pesë persona.

Në reagimin e Spitalit të Mitrovicës, thuhet se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës.

“Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te Spitalit për ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit te infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, thuhet në reagim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkodra dhe Lezha rrezikojnë sërish përmbytjen? Fundjava sjell mot ekstrem, çfarë po vjen nga Mali i Zi

Story i radhës

BQK: Sektori bankar është i sigurt, nuk ka nevojë për panik

Të fundit nga

ShkoLartë