Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Delvinë, ku një fëmijë është sulmuar nga 6 qen.
Sipas burimeve për News 24, bëhet se bëhet fjalë për një 12-vjeçar, i cili pas plagëve të marrë është transportuar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji.
Fëmija me iniciale Sh. H, është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan.
Gjithashtu mësohet se i mituri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.