sulmohet fizikisht politikani ne lezhe i thyen kembet dhe ia prene veshin 6a00c1d0a42a4

Sulmohet fizikisht politikani në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

May 10, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është sulmuar fizikisht.

53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar, raporton tch.

Sipas burimeve të mediumit, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar në pavijonin e ortopedisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

abdixhiku kur e do me shume republiken se gjithcka tjeter gjen menyren te bashkohesh 6a00c17bc88e5
Lajmi i mëparshëm

​Abdixhiku: Kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, gjen mënyrën të bashkohesh

ushtria hidhet me parashute ne nje ishull te larget per te ndihmuar britanikun e dyshuar per hantavirus 6a00c21ecf4ca
Lajmi i radhës

Ushtria hidhet me parashutë në një ishull të largët për të ndihmuar britanikun e dyshuar për hantavirus

Të fundit nga

ShkoLartë