Sulmohet fizikisht një i mitur nga Tetova

1 minut lexim

Është sulmuar fizikisht një i mitur mbrëmë në Tetovë duke u therur me thikë nga një grup i të rinjve . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Jane Sandanski”.

“Në SPB Tetovë është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën fillimisht kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Shërbimet e SPB Tetovë po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

Personi në fjalë është dërguar në spitalin e Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një minoren është sulmuar me thikë në Tetovë

Story i radhës

Ish-ministri gjerman: BE të mbajë premtimet, të hapë negociatat për Shqipërinë, t’i heqë vizat Kosovës (FOTO LAJM)

Të fundit nga