Sulmohet fizikisht një grua shtatzënë në Sllatinë

1 minut lexim

Me datë 03.08.2022 në ora 00:20 në Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personat N.F.(59), K.F.(32), G.K.(37), A.F.(55) të gjithë nga Nerashti i Tetovës dhe A.S.(47). nga Gjermania, me banim në fshatin Zajas të Kërçovës, pasi që në ora 00:10
në fshatin Sllatinë para oborrit të tyre kanë sulmuar fizikisht personat N.L. dhe S.L. dhe nusen e tyre H.L (35), e cila sipas raportit ishte shtatzënë, pas së cilës është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë
mjekësore. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turizëm tragjik

Story i radhës

Nga e premtja fillon dezinsektimi në Shkup

Të fundit nga