Modelja Ruse, Ariana Lirey e njohur si Ariana Kim në skenë është sulmuar nga një pjesëmarrës tjetër në spektaklin “Reality Dom”. Modelja ruse kishte shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, e ku shumica e mediave shqiptare kishin menduar se ajo ia dedikon këtë status Don Xhonit. Por, duket se modelja fjalën e ka pasur pikërisht në personin që e sulmoi atë brenda shtëpisë
Sulmin në ish të dashurën e Don Xhon ndodhi më 14 shtator të këtij viti. Modelja ishte e shtrirë në shtratë kur për një moment, konkurrenti tjetër në shtëpi që si duket kishte filluar një lidhje me modelen e sulmon atë.Mediat ruse njoftuan se Ariana Kim ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo më urgjencë është shtruar në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.
Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.
Pjesëmarrës në shtëpi kanë pasur mendime të ndryshme për dy konkurrentët e tjerë.